XLajme

NP Ujësjellësi Kumanovë: Problemi është për më shumë se 50 vjet, po ndërmarrim hapa për gjetjen e një zgjidhjeje

Nuk ka përgjigje nëse do të mbyllet puseta e paligjshme që përhap ujëra të zeza në bodrumin e ndërtesës

Pas publikimit në Portalix për situatën e banorëve të një ndërtes banimi në Kumanovë, reagoi edhe NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Kumanoë. Nëpërmjet një njoftimi, ata thonë se problemi i banorëve të objektit banues në rrugën Srba Tomoviq, nr. 31 në Kumanovë, ka një origjinë të hershme, më shumë se 50 vjet më parë, kur me menaxhim të paadekuat të lidhjeve të objekteve banuese pas ndërtesës dhe pa zgjidhjen e parceles kadastrale, e cila më pas është vendosur për ndërtimin e banesave, ka çuar në një gjendje ku lidhjet e kanalizimit të objekteve duhet të kalojnë përmes parceles kadastrale ku ndodhet ndërtesa.

“Kjo lidhje e kanalizimit (fillimisht krijuar vetëm për një objekt dhe pastaj 5 shtëpi të tjera u bashkuan në të) është realizuar me tuba betoni me një jetëgjatësi operative prej 30-40 vjetësh, ajo gjatë dekadës së fundit është në fazën e shkatërrimit, e cila është konstatuar pas disa ndërhyrjeve nga ana jonë dhe në kërkesë të qytetarëve të këtyre gjashtë shtëpive. Vitin e kaluar, këta qytetarë kërkonin dhe financonin krijimin e një pusete në rrugën Srba Tomoviq, direkt para lidhjes me kanalizimin e fekal në rrugën në fjalë, por pa rezultat më të madh, kanalizimi nuk mund të pastrohet dhe ishte pothuajse i bllokuar dhe ujërat fekale dilnin në hapësirat e nëntokes në ndërtesë thonë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Kumanovë.

Ata shtojnë se kanë bërë përpjekje dhe u kanë ndihmuar qytetarëve duke ofruar më shumë zgjidhje dhe sugjerime për zgjidhjen e problemit.

“Sipas informacioneve tona, hapat për zgjidhjen e gjendjes tashmë janë ndërmarë. Vetëm problemi i marrëdhënieve pronësore dhe leja e banorëve të ndërtesës banimore në rrugën S. Tomović, nr. 31 për të kryer punimet e ndërtimit nëpërmjet parcelës së tyre kadastrale mbetet”, shtojnë nga ndërmarrja publike.

Për më tepër rreth situatës së këtyre banorëve, shikoni videon e storjes.

Related Articles

Back to top button