XLajmeXStory

Sistina i ofron operacion falas, avokati me përgjigje epike

“Çfarë nëse hyn të operojë gjurin e majtë dhe del i operuar në krah?”

Pasi kaloi golgotën në spitalin e Sistinës, Remzi Toçilla drejtësinë do ta kërkojnë në gjykatën e Shkupit. Ai po padit spitalin për torturën fizike dhe psiqike që ka përjetuar. Seanca gjyqësore u anulua një herë pasi lëndën e ka marrë një tjetër gjykatës. Tashmë pritet që më 10 korrik të mbahet seanca e parë gjyqësore. Tocillën po e përfaqëson avokati Ivan Shajn i cili ka mbledhur të gjitha dokumetacionet që dëshmojnë se bëhet fjalë për një gabim administrativ i spitalit.

“Më dhanë një dokument deklaratë ku me pëlqimin e tij, të nënshkruar me dorën e tij, se është i gatshëm të operojë gjurin e majtë”, deklaroi Shajn.

Sistina nuk deshi të jap detaje për rastin duke u arysetuar se lënda është në procedurë gjyqësore, por kërkoi nga gjykata që Toçilla të deponojë 1 milion denarë. Sipas ligjit për mbrojte dhe të drejtat e pacientëve çdo pacient para operimit duhet të japë pëlqim për çfarë operohet në cilin vend po operohet.

Related Articles

Back to top button