XStory

Tension në gjykatë: Ergyli kërkon drejtësi për mashtrimet me shtëpinë e konfiskuar nga Jakimovska

Ergyl Rahman vazhdon të kërkon pronën e tij qe e bleu dy herë. Gjykata e Gostivarit anuloi seancën pasi i akuzuari është në gjendje të rëndë shëndësore. Avokati i Ergylit kërkoi që të akuzuarit t’i gjykohet pa prezencë, ndërsa gjykatësja e lëndës do ta shqyrtojë mundesinë dhe vendimin do ta shpalosë më 4 qershor, kur është caktuar seanca e radhës gjyqësore.

Gjithçka fillon me përmbaruesen Vesna Jakimovska. Edhe pse Ergyl Rahmi e ka mbyllur borxhin para afatit, gjegjësisht këstin e fundit të kredisë e ka paguar më 17.07.2006, 9 muaj më vonë i troket policia në derë e cila e informon se pronën e ka shitur përmbaruesi dhe duhet ta lëshojë. Ky grup i organizuar ka shkuar edhe më larg. I ofrojnë Ergylit që t’ia shesin shtëpinë e vet, që e kanë blerë në ankand.

Ergyli pagoi 69.000 euro, pagesë për të cilën posedon edhe prova. Por blerësi merr paratë dhe ikë. Për këtë Gjykata e Gostivarit ka shqiptuar dy аktgjykime, por Gjykata e Apelit i ka refuzuar ato.

Related Articles

Back to top button