XStory

Makineria propaganduese e Gruevskit në duart e Mickoskit, ja plani operativ

Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare këtë pranverë, VMRO DPMNE-ja ka ndezur motorët propagandues. Skema duket të jetë e ngjashme nga ajo që jemi mësuar ta shohim, ndërsa pjesë e saj është edhe servisi publik MRTV.

PortaliX posedon dokumentin e përgatitur nga shtabi republikan zgjedhor i VMRO DPMNE-së, i nënshkruar nga Lluke Galevski, Marija Andonovska, Ivica Grambozov dhe Zoran Stavrevski.

Sipas planit operativ, VMRO DPMNE-ja, nëpërmjet drejtorit të RTVM-së Marjan Cvetkovski, duhet të koordinojë një emision politik në servisin publik.

Këtë e shohim që tashmë po realizohet, duke filluar nga 31 janari me emisionin Objektiv.

Plani parashikon që pjesë e emisionit të jenë 3 analistë opozitarë dhe një përkrahës i pushtetit.

Në të publikohen anketa nga instituti IPIS i Vlladimir Bozhinovskit, ndërsa plani parashikon që Bozhinovski të “shpërblehet” nga komunat që qeveris VMRO DPMNE-ja.

Ndiqni pjesën e parë të kësaj storje nga PortaliX:

 

Related Articles

Back to top button