XStory

Stefani ther me thikë Sedatin, rasti 4 vjet pa epilog në Gjykatë

Sulmi me thikë nga fqiu i tij Stefan Tanevski la në komë Sedatin nga Zelenikova 4 vjet më parë. Siç rrëfen Sedati për PortaliX, sulmi ka ndodhur pa ndonjë arsye të qartë dhe sot e atë ditë nuk mund ta kuptojë motivin.

Por, përkundër kësaj, ai ende po vuan pasojat. Mjekët i kanë konstatuar lëndime afatgjate, i janë dëmtuar 6 organe dhe vazhdon të ketë probleme me veshkët.

Pasoja më e rëndë nga ky sulm është mungesa e drejtësisë. Katër vjet bredhje nëpër gjykata nuk sollën drejtësi për Sedatin. Ai madje thotë se gjykatësja i ka thënë ta kërkojë drejtësinë në Bit Pazar!

“Tani jemi në gjyq dhe atje nuk ka drejtësi. Kur isha për herë të parë në gjykatë, më treguan disa fotografi të Stefan Tanevskit, me të cilat pretendohej se e kishim lënduar. Kur kërkova fotografitë e plagëve të mia, gjykatësi më tha t’i kërkoja në Bit Pazar. Rrobat tona janë zhdukur, të tijat janë”, rrëfen Sedati për PortaliX.

PortaliX u përpoq ta kontaktojë edhe Stefan Tanevskin, por na u tha se ai nuk gjendet në shtëpi. As avokati i tij nuk pranoi të deklarohet para kameras.

Odiseja gjyqësore për këtë rast do të vazhdojë me seancën e radhës më 1 prill.

Ndiqni storjen e plotë të PortaliX:

 

Related Articles

Back to top button