Sulmon qytetarin në trafik duke pretenduar se është polic, me uniformë inspektori ndërtimtarie në veturë

Një qytetar është sulmuar fizikisht nga një qytetar tjetër në trafik për arsye banale, ndërsa sulmuesi është prezantuar rrejshëm si polic. Kështu rrëfeu për PortaliX i dëmtuari R.N., i cili më 26 shkurt u sulmua fizikisht e verbalisht, vetëm për shkak se nuk ia liroi rrugën sulmuesit.
Pasi bëri me shenjë për t’ia liruar rrugën, sulmuesi D.A., me veturë Golf 5, e tejkaloi dhe e ndaloi të dëmtuarin R.N. Sulmuesi D.A., duke u prezantuar rrejshëm si polic, e shau dhe ofendoi të dëmtuarin 27-vjeçar, e më pas edhe e sulmoi fizikisht.
Sulmuesi është familjar i drejtorit të Inspektoratit të Ndërtimtarisë. Megjithatë, në deklaratë për PortaliX, drejtori mohon se sulmuesi është pjesë e këtij institucioni.
Ai gjithashtu konfirmoi se sulmuesi nuk është polic, por është student në universitetin Nënë Tereza.
Ndiqni storjen e plotë të PortaliX.