
Para disa ditësh PortaliX publikoi storjen e qytetarit nga Gostivari, të cilit i është marrë shtëpia nga përmbaruesja Vesna Jakimovska edhe pse e ka paguar borxhin, ndërsa më pas është detyruar ta blejë shtëpinë e tij.
Që atëherë, shumë qytetarë u drejtuan në redaksinë tonë duke na rrëfyer histori trishtuese për të njëjtën përmbaruese.
Një histori e tillë vjen nga lagjja Debar Maalo e Shkupit. Të moshuarës Spomenka, nënë e një fëmije me nevoja të veçanta, i trokiti në derë përmbaruesja Vesna Jakimovska dhe, bashkë me policinë, ia morën të gjitha gjërat nga banesa për një borxh prej 127 mijë denarë. Për këtë gjë, përmbaruesja nuk i ka dhënë asnjë dokument përmbarimi!
Spomenka tregon se është ofruar që ta paguaj borxhin, por sipas saj, përmbaruesja qëllimisht nuk ka pranuar mjete në xhirollogari. Ka kërkuar vetëm para në dorë.
Ajo dyshon se përmbaruesja Jakimovska është pjesë e një komploti për ta detyruar Spomenkën që të lëshojë pe për banesën në Debar Maalo. Atë e kishte trashëguar nga bashkëshorti i ndjerë, ndërsa duke qenë në lokacion atraktiv dhe me vlerë jo të vogël, ka zgjuar apetitet e shumë familjarëve të tjerë.
Përmbaruesja Vesna Jakimovska mbetet e pakapshme për PortaliX, si për rastin në Gostivar ashtu edhe për rastin e fundit në Debaar Maalo.
Ndiqni storjen e plotë nga PortaliX.