XStory
Ministria e Shëndetësisë lë pacienët e shurdhër dhe gjysmë të shurdhër pa përkthyes të gjuhës së shenjave
5 mijë persona paguajnë privatisht për të shkuar te mjeku
Personat e shurdhër dhe gjysmë të shurdhër nuk mund të shkojnë në mjek për tu kontrolluar pasi që Ministria e Shëndetësisë ndërpreu kontratat e përkthyesve të gjuhës së shenjave. Në Maqedoni jo zyrtarisht ka rreth 5 mijë persona të shurdhër dhe gjysmë të shurdhët të cilët janë të detyruar të paguajnë privatisht për të shkuar te mjeku.