Portali X
Ballina · Çfarë zbuloi PortaliX

Çfarë zbuloi PortaliX

Storje të thelluara dhe reportazhe hulumtuese

Storje

Drejtori i QMK-së mashtron qytetarët me fotografi nga Kaliforni
·2 min

Drejtori i QMK-së mashtron qytetarët me fotografi nga Kaliforni

Një fotografi e një viçi të porsalindur, të shpëtuar nga zjarret në Kaliforni, një viç i shpëtuar në Maqedoni dhe një postim që i paraqiti të dyja ngjarjet si një të vetme. Vetëm pas verifikimit nga PortaliX, drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, pranoi se fotografia nuk i përkiste ngjarjes në Maqedoninë e Veriut dhe se ishte përdorur vetëm si ilustrim. Edhe pse nuk kishte dijeni për historinë e vërtetë të viçit në fotografi, Ali këmbëngul se një skenë e ngjashme ka ndodhur edhe në vend dhe se ai vetë ka qenë i pranishëm gjatë shpëtimit.

A ka ndarë Ministria e Mjedisit ndihmë shtetërore në mënyrë të paligjshme gjatë vitit 2025?
·2 min

A ka ndarë Ministria e Mjedisit ndihmë shtetërore në mënyrë të paligjshme gjatë vitit 2025?

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës po heton nëse rreth 29 milionë denarë nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025 janë ndarë në kundërshtim me ligjin. Dyshimet lindin pasi për masat përkatëse nuk rezulton të jetë marrë vendim paraprak për lejimin e ndihmës shtetërore. Mes përfituesve janë edhe shtatë kompani që kanë marrë gjithsej 1.65 milionë denarë, ndërsa pjesa tjetër u është ndarë shoqatave. Komisioni ende nuk ka përcaktuar nëse fondet janë dhënë realisht në mënyrë të paligjshme.