Portali X
Lajme

Trump: Jam i zhgënjyer nga Putini, do të bëjmë diçka për të ndihmuar njerëzit të jetojnë

1 min 0
Trump: Jam i zhgënjyer nga Putini, do të bëjmë diçka për të ndihmuar njerëzit të jetojnë

Presidenti amerikan Donald Trump tha se është “shumë i zhgënjyer” nga Vladimir Putin dhe njoftoi se administrata e tij po përgatit hapa të rinj për të ndihmuar që të ulen vdekjet në luftën në Ukrainë.

Ai i ka garantuar presidentit Volodymyr Zelensky se SHBA do të mbështesë sigurinë e Ukrainës në çdo marrëveshje dhe paralajmëroi sanksione të reja ndaj Rusisë nëse nuk ka lëvizje drejt paqes.

Trump theksoi se çështja e territoreve do të jetë pjesë e çdo zgjidhjeje, por Ukraina vazhdon të kundërshtojë njohjen ligjore të pushtimeve ruse. Megjithatë, ai tha se nuk është aspak i shqetësuar për afërsinë mes Rusisë dhe Kinës:

“Ne kemi ushtrinë më të fortë në botë, ata kurrë nuk do ta përdornin ushtrinë e tyre kundër nesh. Më besoni.”

Ndaje