Portali X
Lajme

Si u përhap lajmi i rrejshëm për gjoja kidnapimin e fëmijëve nga një grup rumun?

1
Si u përhap lajmi i rrejshëm për gjoja kidnapimin e fëmijëve nga një grup rumun?
Si u përhap lajmi i rrejshëm për gjoja kidnapimin e fëmijëve nga një grup rumun?
Në rrjetet sociale Facebook dhe TikTok së fundmi është paraqitur kjo fotografi me mbishkrim në gjuhën rumune ku alarmohet se personat që shihni në fotografi po kidnapojnë fëmijë. Meqenëse për këtë rast, si redaksi e PortaliX, kemi marrë mesazhe të shumta nga qytetarë të shqetësuar të cilët na kanë ftuar që ta trajtojmë si rast, pas një hulumtimi që e bëri ekipi i ynë, arritëm në përfundim që bëhet fjalë për lajm të rrejshëm. Imazhet e personave të cilët i shihni të shpërndarë nga njerëz rëndom në rrjetet sociale daton që nga viti 2015 dhe deri më tani ka arritur të shpërndahet në të gjihtë botën. Këto imazhe fillimisht janë publikuar nga portali rumun Pressalert.ro dhe lidhen me një tekst paralajmërues për xhepista nëpër metrotë e Timisoara të Rumanisë. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që personat e përshkruar janë të përfshirë në rrëmbimin e fëmijëve, trafikimin e fëmijëve ose shitjen e organeve. Fotografia në fjalë së fundmi ka arritur edhe në Maqedoni me një mbishkrim: Kujdes këta njerëz po vjedhin fëmijë dhe i shesin për organe. Tani ata janë në qytetin tonë Zagar. Kujdesuni për fëmijët tuaj dhe mos i lini vetëm jashtë. Shpërndajeni këtë postim që të gjithë prindërit të mund të shohin dhe mbrojnë fëmijët e tyre. Është jashtëzakonisht shqetësues fakti që kjo fotografi është shpërndarë mbi 5,000 herë nga qytetarët dhe ka marrë komente shqetësuese. Për të shuar kurriozitetin e qytetarëve të shqetësuar ne kemi kontaktuar MPB-në, nga atje na njoftojnë se deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim për tentim ose rrëmbim të ndonjë fëmijë. Është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të bartë përgjegjësi për atë që e publikon në rrjetet sociale. Për shpërndarje të frikës dhe panikës te qytetarët mund të përgjigjeni penalisht.
Ndaje