Portali X
Lajme

I vdes gruaja si pasojë e sistemit të kalbur shëndetësor

1
I vdes gruaja si pasojë e sistemit të kalbur shëndetësor
I vdes gruaja si pasojë e sistemit të kalbur shëndetësor
Natalija Mitanovska ka një javë që ndërroi jetë nga kanceri. Bashkëshorti i saj pohon se ajo nuk u pranua në Klinikën e Onkologjisë edhe pse ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Kërkoi me javë mendim konsultativ por fillimisht mjekja që mjekonte shkoi në pushim. E 3 ditë para vdekjes 11 mjekët nënshkruajnë mendim konsiliar i cili ishte i vonshëm për tu nisur në Turqi. Bamirësit fillojnë të mbledhin të holla por ato nuk janë të mjaftueshme për tu nisur në Turqi edhe pse paraprakisht mjekët pranuan që pacientja të transportohet dhe t'i bëhet operacion. Ndërkohë një paciente tjetër që për momentin po mjekohet në Onkologji është Lide e cila prej dje është shtruar në Klinikën e Onkologjisë por terapi nuk ka. Ajo përmes rrjeteve sociale po kërkon ndihmë për të siguruar të hollat e terapisë e cila nuk është në listën pozitive në vendin tonë.
Ndaje