LokalXLajme

KSHZ po shqyrton zgjedhjet në Haraçinë, Çair, Çashkë e Butel

Në 11 nga gjithsej 44 komuna ku përfundoi gara në rreth të parë të zgjedhjeve lokale në RVM, ka parashtresa. KSHZ këto ankesa do ti shqyrtojë gjatë seancës së ditës së sotme dhe të nesërme dhe në bazë të vendimeve të KSHZ, ose edhe Gjykatës Administrative në rast ankese, do të vendoset për rezultatin final, raporton PortaliX.

Siç njoftoi KSHZ, në mesin e komunave ku kontekstohen rezultatet janë komunat e Haraçinës, Butelit, Çairit, Çashkës. Më tej rezultate nuk janë zyrtare në Bogdanci, Bosilovo, Veles, Gazi Babë, Krivogashtani, Prilep dhe Resnjë.

Gjithsej janë dorëzuar 57 ankesa për të gjitha 11 komunat e kontestuara, dhe prej tyre, 37 janë për mënyrën e numërimit të votave, ndërsa pjesa tjetër për vetë procesin e votimit.PortaliX.

Related Articles

Back to top button