LokalXLajme

Siljanovska-Davkova: Sllovakia është një nga mbështetësit tanë më të besueshëm dhe më të përkushtuar afatgjatë për integrimin evropian

Sllovakia është një nga mbështetësit tanë më të besueshëm dhe më të përkushtuar afatgjatë për integrimin evropian, me një angazhim kristalisht të qartë për nevojën e zgjerimit të BE-së. Ajo nuk e bën këtë vetëm në kuadër të Grupit të Vishegradit, por edhe me pjesëmarrjen aktive në grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe me takimin e sotëm, theksoi sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e saj sllovak, Peter Pellegrini.

Të dy ndajnë qëndrimin se zgjerimi duhet të bazohet në kriteret e Kopenhagës, nga të cilat, siç tha ajo, nuk duhet të shmangemi. – Do të thotë të bazohet në merita dhe rezultate, dhe të mos varet nga kushte shtesë politike joracionale që në një mënyrë apo tjetër uzurpojnë procesin e integrimit evropian, tha Siljanovska-Davkova.

Presidentja Siljanovska-Davkova tha se politika jonë e jashtme dhe e sigurisë, dhe këtë siç theksoi ajo, e dinë të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe të gjitha institucionet dhe funksionarët e tyre në BE, është plotësisht e harmonizuar me atë të BE-së.

– Ne vazhdojmë të kontribuojmë në mënyrë aktive për sigurinë kolektive dhe rajonale, sepse ajo siguri është edhe siguria jonë, potencoi presidentja. Ajo theksoi se është e nevojshme një bashkëpunim më i madh, besim i ndërsjellë, solidaritet, jo vetëm në BE dhe NATO, por edhe në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Takimi i sotëm, siç tha ajo, është një dëshmi se ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale mes Maqedonisë dhe Sllovakisë, si shprehje e vullnetit dhe vendosmërisë së përbashkët për thellim të mëtejmë në të ardhmen.

– Marrëdhëniet politike ishin dhe edhe sot i vlerësuam si jashtëzakonisht të mira. Dëshiroj një bashkëpunim më të mirë ekonomik, por për këtë qëllim përshëndes nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim ekonomik dhe pres që ai të hapë mundësi të reja për projekte, investime dhe partneritete biznesi, tha Siljanovska-Davkova.

– Me Sllovakinë na lidh trashëgimia e përbashkët e vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, marrëdhënie të ngushta kulturore, miqësi gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë, potencoi presidentja.

Ajo theksoi se beson në diplomacinë kulturore dhe shtoi se e vlerëson interesimin e opinionit akademik sllovak për gjuhën dhe kulturën maqedonase.

– Kjo është shprehur qartë me botimin e librit të parë mësimor për gjuhën maqedonase për sllovakët dhe me rikthimin e mësimit të gjuhës maqedonase në Universitetin “Konstantin Filozofi” në Nitra, ku gjithashtu sot funksionon me sukses Lektorati për gjuhën maqedonase. Kjo është për një respekt të madh, theksoi Siljanovska-Davkova. Ajo kujtoi se këtë verë, si mbrojtëse e SVP-së, është takuar me poetin sllovak Ivan Shtrpka, fitues i “Kurorës së Artë” për këtë vit.

Related Articles

Back to top button