Lokal

Elmazi: Keqpërdorimi i çështjes kombëtare nuk i mbulon nevojat elementare të banorëve të Sarajit

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka kritikuar partitë politike për përdorimin e retorikës kombëtare në fushata, duke theksuar se kështu shmangin problemet e përditshme me të cilat përballen qytetarët.

“Ne kemi problem me çerdhet, kemi problem me shkollat tona. Ato muhabetet e çështjeve kombëtare janë e vetmja shansë për t’iu ikur problematikave që nuk i kanë zgjidhur për qytetarët. E shfrytëzojnë konceptin kombëtar, kinse ja ne kombëtarët, e këto jo,” deklaroi Elmazi.

Ai shtoi se prioritet duhet të jenë çështjet bazike që prekin drejtpërdrejt qytetarët. “Nuk ka çështje më të madhe kombëtare sesa t’i mundësosh një nëne që kur zgjohet në mëngjes, t’ia lajë sytë fëmijës së vet dhe ta përcjellë për në shkollë,” theksoi ai.

Sipas Elmazit, fokusi duhet të kthehet tek përmirësimi i kushteve në çerdhe dhe shkolla, si dhe ofrimi i shërbimeve elementare që e lehtësojnë jetën e përditshme të qytetarëve.

Related Articles

Back to top button