Lokal

Komisioni për kontrollin e përgjimeve u shty pa afat, Gashi duhej të kërkonte nga Rexhepi që thërrasë ai

Seanca e paralajmëruar e Komisionit Parlamentar për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë për Zbulim, e cila duhej të mbahej sot në orën 11:00, është shtyrë për arsye të panjohura dhe nuk dihet se kur do të mbahet.

Seancën duhej ta drejtonte deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, pasi kryetari Skender Rexhepi nuk ka certifikatë sigurie nga ASK, megjithatë ai nuk e lëshon postin. Në rend dite ishte propozimi për kontroll të ASK-së, pas akuzave të drejtorit Bojan Hristovski dhe kryeministrit Hristijan Mickoski se opozita ishte përgjuar – gjë që u mohua nga ish-drejtues të ASK-së dhe LSDM-ja.

Jozyrtarisht, shtyrja lidhet pikërisht me “pasigurinë” e Rexhepit, pasi materialet për seancën u dërguan direkt te Petrovska, duke e anashkaluar atë. As nënkryetari Blerim Bexheti nga BDI nuk ka certifikatë sigurie dhe nuk mund ta thërrasë seancën.

Sipas marrëveshjes politike, drejtimin e Komisionit e ka opozita shqiptare (Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI), por deputetët e emëruar nuk kanë certifikata sigurie, duke e lënë ASK-në praktikisht pa kontroll parlamentar./PortaliX

Related Articles

Back to top button