XLajme

Sinan Hasani dërgohet me urgjencë në Psikiatri, djali i tij thotë se ka qenë nën presion të madh nga opinioni

Deri te PortaliX kanë ardhur informacione nga Poliklinika Bukuresht në të cilën ka shkuar sot për kontroll tek psikiatri Sinan Hasani, për të cilin kemi raportuart tashmë disa ditë se si ua vështirëson jetën banorëve të Hasanbegut dhe paraqitet rrejshëm në role të ndryshmme.

Sipas informacioneve tona, ai gjatë kontrollit të rregullt ka patur një sulm paniku dhe ka filluar të bërtasë dhe menjëherë është qetësuar me ineksion nga mjekët e repartit të psikiatrisë. Për shkak të gjendjes, është thirrë policia dhe ndihma e shpejtë të cilët e kanë shoqëruar Hasanin deri tek Klinika e Psikiatrisë.

“Erdhi vetëm dhe u ankua se nuk është mirë. I thash të presë. Pastaj hyri dhe ishte shumë i shqetësuar. Më tha sjam mirë dhe nuk thoshtë gjë tjetër. Filloi të bërtasë. Kur e pashë se është kështu e thirra motrën ti japim diazepam. Dhe nuk jepte asnjë përgjigje në asnjë pyetje. Fliste gjëra koti pa logjikë. E thirrëm djalin e tij për ta parë babain e tij dhe i treguam se e dërgojmë në Psikiatri. Dridhej tërë kohën. Djali i tij na tha se gjatë javës së fundit ka qenë nën stres të madh dhe presion nga opinioni”, thanë për PortaliX nga Poliklinika Bukuresht.

Mjekët janë të mendimit se Hasanit i duhet ndihmë psikiatrike dhe se doemos atë duhet ta trajtojnë specialistë. Madje sipas disa burimeve tona brenda spitalit që e kanë parë ngjarjen, na është thënë se në një moment pasi mjektë i kanë dhënë qetësues dhe e kanë shtrirë në ambulantë, ai ka rënë nga shtrati në pozitë për të mos u lënduar, dhe kjo vetëdije për ta mbrojtur veten i bën të vlerësojnë se ai qëllimisht shtiret.PortaliX

Më shumë për raportimin tonë të disa ditëve këtu:

Sikur asgjë – sërish sulmohen verbalisht banorët nga Sinan Hasani: Sa nuk më goditi (VIDEO)

 

Related Articles

Back to top button