
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot realizoi një takim tet-a-tet me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageeler.
Takimi konfirmoi bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e përbashkët për forcimin e institucioneve dhe modernizimin e sistemit, si themel për një përballje më të suksesshme me krimin dhe korrupsionin.
“Partneriteti me SHBA na sjell mbështetje të fortë për reformat tona në MPB, të orientuara drejt një policie profesionale dhe efikase, e cila do të mundësojë më shumë siguri, drejtësi dhe besim tek qytetarët”, theksoi ministri Toshkovski.



