LokalXLajme

Kuvendi nesër shqyrton punën e ASK-së dhe Agjencisë së Zbulimit pas skandalit me përgjimet

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka caktuar për nesër në orën 11:00 mbledhjen e Komisionit për mbikëqyrje të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë për Zbulim. Mbledhja do të fokusohet në dyshimet për përgjime të paligjshme të kryera nga ASK gjatë periudhës 2019–2024.

Seancën do ta udhëheqë deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska. Ajo vjen pas thirrjeve për veprim urgjent nga deputeti Ljupço Prenxhov, i cili paralajmëroi se skandali ka tronditur opinionin publik dhe cenon besimin në institucionet e sigurisë.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit, Skender Rexhepi, ka refuzuar të thërrasë vetë një mbledhje të tillë, duke pretenduar se është i diskriminuar për shkak të mungesës së certifikatës së sigurisë, gjë që e pengon të ketë qasje në informacionet e klasifikuara.

Kjo është hera e parë që Kuvendi do të shqyrtojë publikisht dyshimet për përfshirjen e Agjencisë në përgjime të paligjshme, të cilat kanë hapur debat të gjerë mbi llogaridhënien dhe transparencën në institucionet e sigurisë./PortaliX

Related Articles

Back to top button