Lokal

Mickoski për përgjimet: Të mjerë janë ata që merren me jetën e të tjerëve!

Kryeministri Hristijan Mickoski kërkoi që Prokuroria të zbardhë deri në fund rastin e përgjimeve, të cilat, sipas tij, u kryen nga personat e ASK-së dhe AZ-së. Ai theksoi se ky rast tregon keqpërdorim të burimeve të shërbimeve dhe duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

“Të mjerë janë ata që, në vend që të merren me veten, merren me njerëz të tjerë”, tha Mickoski gjatë vizitës në Komunën e Bërvenicës, duke shtuar se është Prokuroria, jo Qeveria, që mund të vendosë për deklasifikimin e dokumenteve.

Ai gjithashtu u shpreh se rastet e përgjimeve të liderëve politikë, gazetarëve dhe biznesmenëve nuk duhet të politizohen dhe duhet të trajtohen sipas ligjit./PortaliX

Related Articles

Back to top button