Lokal

Sundimi i ligjit dhe balancuesi – Komisioni i Venecias viziton Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë

Një delegacion i Komisionit të Venecias, i udhëhequr nga nënkryetari Martin Kuijer, zhvilloi një vizitë në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, ku u takua me kryetarin Darko Kostadinovski dhe gjyqtaren Ana Pavllovska-Daneva.

Nga Gjykata u njoftua se takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive dhe u vlerësua niveli i lartë i bashkëpunimit dhe dialogut të vazhdueshëm mbi çështjet e sundimit të ligjit. Delegacioni tregoi interes të veçantë për vendimin e Gjykatës që rrëzoi disa dispozita ligjore mbi “përkatësinë e komuniteteve”, të njohura për publikun si “Balancuesi”.

Të dyja palët konfirmuan gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen, duke forcuar dialogun dhe institucionet kushtetuese.

Related Articles

Back to top button