LokalXLajme

Bujar Osmani prezanton projektin: Çairi do të jetë qendër kulturore e Shkupit, Qendër Multifunksionale te “Skënderbeu”

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, prezantoi sot projektin e tij ambicioz “Çairi, Qendër Kulturore e Shkupit”, me qëllim që Çairi të bëhet një kryeqendër kulturore e qytetit dhe simbol i multikulturalizmit, traditës dhe krijimtarisë bashkëkohore.

“Ky nuk është një shpenzim, por investimi më i madh në të ardhmen e Çairit dhe të gjithë Shkupit,” theksoi Osmani.

Çfarë përfshin projekti?

  • Rivitalizimi i Çarshisë: rinovim i fasadave, rrugëve të kalldrëmta dhe ndriçimit, duke e kthyer në një destinacion turistik dhe kulturor.

  • Krijimi i Qendrës Kulturore: me hapësira për ekspozita, punëtori artizanale dhe aktivitete turistike.

  • Evente rajonale: organizimi i “Ditëve të Çarshive Ballkanike” me pjesëmarrje nga qytete si Prizren, Gjakovë, Shkodër, Gjirokastër, Mostar dhe Sarajevë.

Fokus tek kultura dhe rinia

  • Organizimi i festivalit “Doku n’Shkup”, dy muaj të mbushur me film, muzikë dhe aktivitete kulturore.

  • Festival folklorik për nxënësit e komunës dhe promovim i zanafillës kulturore lokale.

  • Mbështetje për talentet e rinj: sponzorizime për instrumente muzikore, salla moderne muzike, salla leximi dhe bursa për studentë dhe nxënës të talentuar.

Inovacion dhe digjitalizim

  • Krijimi i Muzeut Virtual të Çairit, një arkivë digjitale me histori, fotografi dhe kujtime të banorëve, që do të ruajë dhe bëjë të aksesueshëm trashëgiminë kulturore të komunës.

  • Ndërtimi i një objekti modern dhe gjithëpërfshirës me salla për teatër, koncerte, ekspozita dhe aktivitete rinore.

“Çairi ka potencial të bëhet jo vetëm një komunë, por edhe simbol i ringjalljes kulturore të Shkupit. Investimi në kulturë, art dhe të rinj është garancia për të ardhmen,” u shpreh Osmani.

Me këtë projekt, Çairi synon të bëhet zemra e gjallë e jetës kulturore të Shkupit, duke bashkuar historinë, modernitetin dhe perspektivat e ardhshme në një hapësirë të vetme.

Related Articles

Back to top button