LokalXLajme

Izet Mexhiti uron fillimin e vitit të ri shkollor: Investime dhe përkushtim për arsimin në Çair

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Ai e cilësoi këtë ditë si një moment të veçantë për fëmijët e klasës së parë, të cilët nisin një etapë të re të dijes, si dhe një mundësi për nxënësit e klasave të tjera për të avancuar më tej në njohuri dhe aftësi.

Në mesazhin e tij, Mexhiti theksoi se shkolla është vendi ku nxënësit mësojnë të jenë bashkë, të ndajnë vlera dhe të formohen si qytetarë të ardhshëm, duke e vënë arsimin si prioritet të përditshëm.

Ai gjithashtu njoftoi se gjatë muajve të verës janë ndërmarrë masa për përgatitjen e shkollave:

  • Vizita dhe riparime në të gjitha shkollat e Çairit.

  • Përmirësim i ambienteve sanitare dhe rritje e sigurisë për nxënësit.

  • Pastrim dhe mirëmbajtje për të garantuar kushte të rregullta për procesin mësimor.

“Dua të shpreh falënderim të veçantë për mësuesit, të cilët me përkushtim mbajnë mbi supe formimin e brezave të rinj. Urime viti i ri shkollor! Uroj që të jetë një vit i mbushur me rezultate dhe arritje për të gjithë nxënësit dhe mësuesit tanë,” – shkroi Mexhiti.

Related Articles

Back to top button