Lokal

Elmazi në Vorcë, Saraji e vetmja komunë që nuk mori para nga Qeveria për projekte

Kandidati për kryetar të Sarajit Muhamed Elmazi ka takuar banorët e fshatit Vorcë. Ata janë ankuar se nuk kanë transport publik, ujë dhe se janë të harruar tërësisht nga pushteti aktual lokal.

“Katundi jonë është i harruar definitivisht. Flasim si shokë tani. As transport, as nuk interesohet askush, hiq”, deklaroi njëri banor.

“PëVorcën problemi më i madh është uji”, deklaroi një banor tjetër. 

“E vetmja komunë në nivel të shtetit, fatkeqësisht, që dështoi, nuk mori asnjë denarë nga Qeveria është komuna e Sarajit. Për shkak të mospasjes së dokumentacionit të plotë. Fakteqësia është se nuk kemi patur projekte të gatshme”, deklaroi Elmazi. 

“Ashtu si sot, dhe nesër do jem këtu që të sjell zgjidhje konkrete për një të ardhme më të mirë për ta.
Së bashku do të arrijmë fitore për Vorcën dhe për çdo vendbanim që kërkon ndryshim”, ka shkruar Elmazi.

Related Articles

Back to top button