
Kandidati për kryetar të Çairit Bujar Osmani ka paralajmëruar formimin e një Task-Force e cila do të merret vetëm me Fondet IPA të cilat do ti vijnë në ndihmë zhvillimit të Çairit.
“Sot shpall krijimin e një Task-Force të posaçme për Fondet IPA në Çair.
Për tre vite kam qenë Koordinator Kombëtar për Fondet IPA në nivel shteti. E di si funksionojnë këto fonde, e di ku janë mundësitë dhe njoh njerëzit në Bruksel që vendosin.
Tani, me këtë Task-Force, Çairi do të ketë një ekip të dedikuar, që ka vetëm një mision: të sjellë miliona euro nga programet evropiane direkt në komunën tonë.
Këto fonde do të thonë rrugë më të mira, shkolla më të forta, parqe më të pastra dhe vende të reja pune — të financuara nga Evropa, jo nga xhepat e qytetarëve.
Çairi meriton të lidhet drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian, dhe kështu do ta bëjmë realitet”, ka njoftuar Osmani.



