XLajme

Kos përsërit kërkesën e BE-së që RMV të bëjë ndryshimet kushtetuese

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë detyrimet e mbetura për të ecur përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një reagim në rrjetin social X, Kos bëri të ditur se me Mucunskin kanë zhvilluar një bisedë të hapur për hapat e ardhshëm në procesin e integrimit evropian të vendit, të cilin ajo tha se e mbështet fuqimisht, si dhe për Planin e Rritjes.

Ajo vlerësoi gjithashtu përputhshmërinë e plotë të Maqedonisë së Veriut me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe ndihmën që Shkupi i ofron Ukrainës.

Nga ana tjetër, Mucunski në një intervistë për “Politico” nënvizoi se vendi nuk është gati të ndërmarrë ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria, përveç nëse merr garanci të qarta dhe të forta nga Brukseli se kjo do të jetë kërkesa e fundit nga ana e Sofjes.

Related Articles

Back to top button