XStory

Përmbaruesi ia shet pronën pasi ka paguar borxhin! E bleu shtëpinë e vetë, paratë avulluan

Përmbaruesja Vesna Jakimovska ia ka konfiskuar dhe e ka nxjerrë në shitje shtëpinë e një qytetari, edhe pse pronari e ka paguar borxhin 9 muaj para shitjes.

Rasti i çuditshëm nga Gostivari, i publikuar ekskluzivisht në PortaliX, tregon peripecitë e Ergil Rahmi, të cilit i trokitën në derë me ofertë për t’ia shitur atij shtëpinë e vetë!

Një qytetar me emrin Arijan Ramadani e ka blerë shtëpinë e Ergilit nga përmbaruesi në ankand, ndërsa më pas ia ofron pronarin për t’ia shitur.

Golgota e Ergil Rahmi shtohet kur, edhe pse paguan 65 mijë euro në llogari të Arijan Ramadanit, ai përfundon sërish i mashtruar dhe nuk i kthehet prona e tij.

Rasti po zvarritet nëpër gjykata. Ergil Rahmi tashmë 10 vjet po endet nëpër korridoret e gjykatave, ndërsa procesi assesi të marrë epilog.

Ndiqni storjen e plotë të PortaliX.

Related Articles

Back to top button