LokalXLajme

Pas publikimit të PortaliX, Stoilkoviç paguan sigurimin shëndetësor të punonjësve shqiptarë

Pas publikimit të lajmit nga Portalix për mungesën e sigurimit shëndetësor për punonjësit shqiptarë në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, kontributet për shëndetësi janë paguar.

Sipas dëshmive të disa prej të punësuarve, të cilët më herët ishin ankuar në adresë të Portalix, sot është rregulluar pagesa e kontributeve për sigurimin shëndetësor, duke u mundësuar atyre rikthimin në sistemin publik të shëndetësisë.

Punonjësit thonë se për një periudhë kishin mbetur pa sigurim shëndetësor, edhe pse vazhdonin të merrnin pagat e tyre. Për shkak të mos-pagesës së kontributeve, ata nuk mund të shfrytëzonin shërbimet mjekësore në institucionet publike, barnat i blinin privat dhe nuk kishin mundësi të hapnin pushim mjekësor.

Ky problem u bë publik pas raportimit të Portalix, ku të punësuarit shqiptarë në këtë ministri denoncuan presion dhe mobing në vendin e punës, duke akuzuar për përdorim të metodave që i cilësuan si “udbashe”.

Related Articles

Back to top button