LokalXLajme

Shqiptarët në Ministrinë për Sistem Politik pa sigurim shëndetësor, denoncime për presion dhe metoda “udbashe” të Stoilkoviçit

Punonjësit shqiptarë në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive përballen me një situatë shqetësuese, pasi sipas denoncimeve që kanë arritur në redaksi, një pjesë e tyre kanë mbetur pa sigurim shëndetësor.

Sipas këtyre informacioneve, edhe pse punonjësit vazhdojnë të marrin pagat e tyre, kontributet për sigurimin shëndetësor nuk u paguhen, duke i lënë ata jashtë sistemit publik të shëndetësisë. Si pasojë, ata nuk mund të shfrytëzojnë shërbimet mjekësore në institucionet shtetërore, barnat duhet t’i blejnë me paratë e tyre dhe nuk kanë mundësi të hapin as pushim mjekësor.

Burimet thonë se kjo situatë është vetëm një pjesë e presioneve me të cilat përballen punonjësit shqiptarë në këtë institucion. Sipas denoncimit, ndaj tyre vazhdon mobingu dhe presioni i vazhdueshëm, ndërsa përgjegjësinë për këtë klimë e lidhin me ministrin Ivan Stoilkoviç, duke pretenduar se po përdoren metoda që i cilësojnë si “udbashe”.

Punonjësit kërkojnë reagim urgjent nga institucionet kompetente për të sqaruar pse nuk janë paguar kontributet për sigurim shëndetësor dhe për të rikthyer të drejtën e tyre për shërbime mjekësore dhe mbrojtje sociale.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka reagim zyrtar nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive lidhur me këto pretendime.PortaliX

Related Articles

Back to top button