
FOTO | Renditen bankënotat: Ja sa para kapi policia në Strumicë
Informacione të siguruara nga PortaliX bëjnë të ditur se gjatë një bastisjeje të zhvilluar në rajonin e Strumicës janë gjetur dhe sekuestruar rreth 600 mijë euro në para të gatshme.

Informacione të siguruara nga PortaliX bëjnë të ditur se gjatë një bastisjeje të zhvilluar në rajonin e Strumicës janë gjetur dhe sekuestruar rreth 600 mijë euro në para të gatshme.

Pesë ditë pas raportimit të PortaliX për mbi 300 leje të dyshuara të falsifikuara, Prokuroria ende nuk ka hapur lëndë. MPB-ja thotë se po mbledh prova, ndërsa hetimi pritet të zbardhë përmasat dhe personat e përfshirë.

Një fotografi e një viçi të porsalindur, të shpëtuar nga zjarret në Kaliforni, një viç i shpëtuar në Maqedoni dhe një postim që i paraqiti të dyja ngjarjet si një të vetme. Vetëm pas verifikimit nga PortaliX, drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, pranoi se fotografia nuk i përkiste ngjarjes në Maqedoninë e Veriut dhe se ishte përdorur vetëm si ilustrim. Edhe pse nuk kishte dijeni për historinë e vërtetë të viçit në fotografi, Ali këmbëngul se një skenë e ngjashme ka ndodhur edhe në vend dhe se ai vetë ka qenë i pranishëm gjatë shpëtimit.
Dyshimet për falsifikimin e mbi 300 lejeve të drejtimit të kategorive C dhe D kanë nxitur rishqyrtimin e mbi 50 lëndëve nga Kontrolli i Brendshëm i MPB-së. Për rastin, sipas burimeve për PortaliX, është njoftuar edhe Prokuroria Themelore Publike.



Komuna e Gazi Babës i ka diskriminuar banorët e lagjes Ekonomia në bazë të përkatësisë etnike. Sipas vendimit të Komisionit, Komuna ua ka ndërprerë në mënyrë të qëllimshme ndriçimin publik pas orës 21:00, duke i privuar nga ky shërbim, edhe pse ata paguajnë të njëjtat detyrime dhe shërbime komunale si banorët e tjerë.

"Jo të gjitha nënat mund të ushqejnë fëmijët me gji. Pako më e lirë e qumështit formulë kushton rreth 500 denarë, pa llogaritur gjërat e tjera që janë të domosdoshme për mirëqenien e foshnjës. Nuk e kuptoj pse çdo muaj duhet të lutemi që të na paguajnë diçka që me ligj na takon", thotë Rosana Milovanoviq, nënë e një foshnje katërmuajshe, e cila po përballet me vonesën e pagesës së lehonisë.

“Nuk marrim shtesën për kujdes nga person tjetër, nuk mund t’i blejmë terapitë dhe as t’i kryejmë kontrollet mjekësore”, “Kemi fëmijë dhe familje, ata nuk na pyesin nëse kemi apo nuk kemi para”, “Kjo është tallje me të varfrit”, “Lëshoni pa

Javën e kaluar, më 28 qershor, një migrant 53-vjeçar nga Pakistani i dha fund jetës brenda oborrit të Qendrës së Pritjes për Azilkërkues në Vizbeg, mëson PortalX. Nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, nën kompetencën e
A mund të përballet Maqedonia e Veriut me mungesë serioze të kontrollorëve të trafikut ajror në vitet e ardhshme? Kjo pyetje po shtrohet gjithnjë e më shumë, pasi procesi i angazhimit të kuadrove të reja po zhvillohet me ritëm të ngadaltë,
Një proces i shoqëruar me dyshime për parregullsi dhe konflikt interesi ka ngritur reagime të shumta lidhur me përzgjedhjen e tekstit shkollor “Gjuha shqipe” për klasën e tetë. Siç raporton PortaliX, libri i profesorit Avzi Mustafa, ndonëse