LokalXLajme

Promovohen 120 automjete të reja për Policinë, investim pas 15 vitesh

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe kryeministri Hristijan Mickoski sot morën pjesë në promovimin e 120 automjeteve të reja zyrtare për Policinë e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të modernizimit të kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Automjetet do të shpërndahen në njësitë policore në të gjithë vendin dhe do të mundësojnë reagim më të shpejtë në terren, kryerje më efikase të detyrave dhe rritje të pranisë policore në zonat ku qytetarët kanë më shumë nevojë për siguri.

Toshkovski theksoi se kjo është blerja e parë e automjeteve policore pas 15 vitesh dhe se mjetet janë moderne, të pajisura me sisteme bashkëkohore “TETRA”, të cilat u lehtësojnë policëve kryerjen e kontrolleve dhe analizave të nevojshme në terren. Vlera e blerjes është 202.600.000 denarë, ndërsa janë kursyer mbi 30 milionë denarë, që do të përdoren për pajisje të tjera policore. Automjetet kanë edhe garanci pesëvjeçare me servis të rregullt.

Kryeministri Mickoski vlerësoi projektin si hap të rëndësishëm për rritjen e mobilitetit të policisë, duke theksuar se siguria e qytetarëve dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit mbeten prioritet kryesor i Qeverisë.

Nga MPB-ja njoftojnë se kjo blerje është pjesë e një procesi më të gjerë të modernizimit të policisë, që përfshin pajisje të reja, digjitalizim, trajnime dhe reforma sistemore për një shërbim policor më efikas dhe profesional.

Related Articles

Back to top button