LokalXLajme

Rryma shtrenjtohet për 2 deri 4 përqind nga 1 janari

Nga 1 janari do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, ka bërë të ditur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE). Sipas vendimit, çmimi i rrymës do të rritet në mënyrë graduale, varësisht nga blloku tarifor.

Për bllokun e parë, çmimi i energjisë elektrike rritet për 2.45%, për bllokun e dytë për 2.87%, për bllokun e tretë për 3.32%, ndërsa për bllokun e katërt rritja do të jetë 3.84%.

Ndërkohë, për tarifën e lirë, KRE ka vendosur rritje prej 2.50%.

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, sqaroi se kërkesat e parashtruara nga EVN Home kishin qenë për rritje mbi 8% në blloqe të ndryshme tarifore, por Komisioni ka vendosur për rritje më të ulëta, me qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

Related Articles

Back to top button