LokalXLajme

Baxhanaku i kryeministrit Mickoski fitoi tender nga buxheti i Strumicës për drekë solemne

Menjëherë pas marrjes së pushtetit në Strumicë nga kryetari i komunës Petar Jankov nga VMRO-DPMNE, një nga prokurimet e para publike, edhe pse me vlerë të vogël, iu dha “Shalom – Food Group” SHPK, kompani në pronësi të Jordanço Janevit, baxhanakut të kryeministrit Hristijan Mickoski, dhe Donço Karastojev – kushëri i parë i Janevit.

Kompania ishte ofertuesi i vetëm dhe fituese e tenderit për shërbime restoranti për drekën solemne që u mbajt më 11 dhjetor, me rastin e festës lokale “Shën 15 Tiveriopolski martirë të shenjtë”. Vlera totale e kontratës është 400.000 denarë me TVSH, me të cilën kompania u obligua të sigurojë drekë tradicionale solemne për deri në 250 mysafirë. Dreka solemne është mbajtur në restorantin “Shalom” në Strumicë.

Sipas ofertës financiare, menyja përfshinte troftë të skuqur, fasule pa mish, supë pa mish, sarma pa mish, sallatë, bakllava, bukë, pije joalkoolike dhe alkoolike (raki, mastikë, birrë, verë), si dhe kafe dhe çaj.

Në shënimin e festës së qytetit më 11 dhjetor në Strumicë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të kishës, drejtorë institucionesh, ministra nga qeveria.

Edhe fitues tenderi edhe sponsor?

Njoftim për shënimin e festës në Strumicë publikoi edhe Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze. Megjithatë, një formulim në njoftim hap dilemë lidhur me rolin e familjes Janev.

“Në shërbesat fetare ishte e pranishme drejtoresha e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze Olivera Trajkovska, nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë Antonio Milloshoski, kryetari i Komunës së Strumicës Petar Jankov, sponsorët e festës së sivjetme Jordanço dhe Stevica Janev, këshilltarë, drejtorë institucionesh dhe një numër i madh besimtarësh”, thuhet në njoftim.

Pretendimi se Jordanço dhe Stevica Janev janë “sponsorë” të manifestimit të 11 dhjetorit në Strumicë është diametralisht i kundërt me tenderin për shërbime restoranti të ndarë nga buxheti komunal kompanisë në të cilën ata ndajnë pronësinë me kushëririn e tyre Donço Karastojev, i cili është edhe menaxher i Shalom – Food Group Strumicë.

Termi “sponsor” në parim nënkupton mbështetje financiare ose ndonjë mbështetje tjetër materiale – pra familja Janev të mbulojë privatisht nga xhepi i vet shpenzimet për organizimin.

Portali X iu drejtua Komunës së Strumicës, duke kërkuar shpjegim se për çfarë konkretisht kanë qenë sponsorë familja Janev, duke pasur parasysh se komuna nga buxheti i saj realizoi një prokurim publik për drekë solemne, tender të cilin e fitoi kompania “Shalom – Food Group SHPK”, në pronësi të Jordanço Janevit dhe Donço Karastojevit. Deri në publikimin e tekstit, nuk morëm përgjigje.

Për organizimin e ngjarjes reagoi edhe partia Levica. Ata thonë se në kohë kur shumë familje përballen me varfëri, borxhe, standard të ulur dhe shpenzime të përditshme, këto shuma enorme për ngjarje elitare janë të papranueshme.

“Si parti, ne do të angazhohemi për një buxhet transparent dhe të përgjegjshëm, ku paratë e qytetarëve investohen në projekte sociale, arsim, shëndetësi dhe mbështetje për grupet më të cenueshme, e jo për dreka luksoze dhe ‘elitare’. Është koha që populli të vihet në vend të parë, e jo ceremonitë ekskluzive, sidomos kur komuna përballet me borxhe të mëdha”, reagojnë nga dega lokale e Levicës në Strumicë.

Lidhje familjare dhe reagime opozitare

Jordanço Janev dhe Donço Karastojev morën vëmendje publike pasi opozitarja LSDM gjatë fushatës parazgjedhore i lidhte emrat e tyre me skema familjare të kryeministrit Hristijan Mickoski me kompani në Bullgari.

LSDM pretendonte se Jordanço Janev, baxhanaku i Mickoskit, menaxhon kompaninë DANO TRANS EOOD në Petrich, ku gjoja “qarkullonin” deri në 3 milionë leva bullgare nga buxheti i Maqedonisë. Karastojev, kushëri i parë i Janevit dhe menaxher i “Infinity Transport Group” me seli në të njëjtën adresë, u përshkrua nga zëdhënësja e socialdemokratëve Bogdanka Kuzeska si pjesë e së njëjtës rrjetë korruptive për nxjerrjen e parave jashtë vendit.

Këto akuza vinin nga konferenca zyrtare për media të LSDM-së, me premtim për hetime pas zgjedhjeve, por u mohuan nga VMRO-DPMNE si “lajme të rreme”.

Related Articles

Back to top button