Uncategorized @sq

Reagon Haqim Ramadani: Nuk e jap komunën time për asnjë çmim

Haqim Ramadani nga Bërvenica ka reaguar pasi ditëve të fundit ka qenë ndër emrat më të kryqëzuar në portale dhe sot i njëjti është kritikuar edhe nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Ramadani nëpërmjet një shkrimi në Facebook thotë se nuk i interesojnë se çfarë thonë portale, sepse sipas tij, të gjitha po bëhen për kalkulime komunale.

Ramadani premton se nuk e jep komunën e tij, Bërvenicën për asnjë çmim dhe se do të mbrojë çdo banorë, qoftë shqiptar apo maqedonas.

“Nderi, morali dhe dinjiteti vlejnë më shumë se çdo post publik.
Kam punuar 17 vite në Komunën e Bërvenicës – një komunë multietnike, ku jetojnë e veprojnë qytetarë të të gjitha komuniteteve.
Të gjithë ata që më njohin, e dinë mirë se kush jam dhe çfarë personi jam.
Nuk më intereson çfarë thonë portalet për klikime e provokime e sidomos infomax që e nisi këtë provokim për kalkulime nëpër komuna tjera.
Me rëndësi është të jesh i pastër me veten, sepse mënyra si e transmetojnë mediat është diçka tjetër.
Nuk e jap komunën time për asnjë çmim dhe do ta mbroj çdo banorë të komunës time qofshin. Shqiptar, Maqedon dhe popujt tjerë që jetojnë në komunën e Bërvenicës.
Respekt për diasporën që më respektoj dhe më mikpriti në mënyrën më të mirë të mundëshme.
Bizneset e vogla dhe ato të mesme nuk do kishin mund të egzistojn në qoftëse vllezërit tanë nga diaspora nuk ndërtojn shtëpi.
Pandemija Covid 19 ishte argumenti ku për një vjet që nuk erdh diaspora bizneset tona dhe të gjithë ne ishim para kolapsit.
Përveç parave që investojnë në komunën tonë, me dy nëntorë do investojn edhe me votë për vendlindjen e tyre”.

Related Articles

Back to top button