Lokal

Katër vjet nga djegia e Spitalit Modular, familjarët presin drejtësi

Sot bëhen katër vjet nga rasti i spitalit modular në Tetovë ku jetën e humben 14 qytetarë të Tetovës. Mumin Ismail njëri nga familjaret thotë se edhe pas ketër vitesh drejtësia nuk është vendosur në vend. Ai pret që të ketë përgjegjësi për djegien e spitalit modular.

“Neve na bëjnë përkujtimore për viktimat, por nuk bëjnë gjë për zgjidhjen e rastit që drejtësia të del në vend dhe të dënohen fajtorët. Sot po bëhen katër vite nga rasti, por për ne nuk pati në këtë shtet. Më e rëndësishme për ne do ishte shërimi i plagës më të madhe, që të ishin dënuar ata që duhet. E përshëndesim Ministrin për përkujtimoren që bën, por ne e duam drejtësinë në këtë shtet ku drejtësi asnjëherë nuk pati”, tha Mumin Ismaili, familjar./TV21

Related Articles

Back to top button