XLajmeXStory

Oda e përmbaruesve përgjigjet: Ja si borxhi prej 43 000 denarëve u shndërrua në 124 000 denarë

Oda e Përmbaruesve të Maqedonisë detajisht ka shpeguar se pse Sabie Shabani ka paguar dyfish më shumë nga borxhi që ka pasur ndaj operatorëve A1 dhe Telekom i Maqedonisë. Sabija një pensioniste e vetme me shikim të dëmtuar ka denocuar deri ne redaksinë e PortaliX se i është bërë padrejtësi, duke kushtëzuar atë të marrë kredi prej 2800 eurove që pastaj t’i paguajë përmbarueses.

Oda e Përmbaruesve me përgjigje se Sabija nuk ka asnjë dëmtim financiar dhe se përmbaruesja nuk ka kryer asnjë parregullsi në shpërndarjen e mjeteve.

“Në zyrën e përmarueses, debitori Sabie Shabani ka hyrë vullnetarisht dhe ka kërkuar një përmbledhje të çështjeve, ku nga ana e tyre është dhënë një përmbledhje për të katër çështjet, dhe debitori ka kryer pagesa vullnetarisht për të gjitha çështjet më 01.11.2023.

Në dy çështje, kamata e përcaktuar në urdhrin e ekzekutimit e kalon shumën e kryegjatës dhe ajo është llogaritur në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet Obligative (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 15/2001, 4/2002, 5/2003, 84/2008, 81/2009, 161/2009, 123/2013 dhe Gazeta Zyrtare e RSM-së nr. 215/2021 dhe 154/2023), kështu që ekzekutori ka bërë kthimin e një pjese të mjeteve në llogarinë e debitorit.

Në shtojcën ju dërgojmë një përmbledhje të hollësishme në lidhje me shpërndarjen e mjeteve:

Nr. I.1631/2019, totali i paguar: 38.002,00 denarë:

  • Shpenzime ekzekutimi: 2.395,00 denarë
  • Shpenzime avokatësh: 8.333,00 denarë
  • Borxhi kryesor: 13.043,00 denarë
  • Kamata mbi borxhin kryesor: 13.043,00 denarë
  • Kthim për debitor: 1.188,00 denarë

Nr. I.891/2019, totali i paguar: 28.005,00 denarë:

  • Shpenzime ekzekutimi: 3.411,00 denarë
  • Borxhi kryesor: 11.870,00 denarë
  • Kamata mbi borxhin kryesor: 10.693,00 denarë
  • Shpenzime procesi: 1.410,00 denarë
  • Kamata mbi shpenzimet e procesit: 621,00 denarë

Nr. I.275/2022, totali i paguar: 8.397,00 denarë:

  • Shpenzime ekzekutimi: 1.796,00 denarë
  • Borxhi kryesor: 2.463,00 denarë
  • Kamata mbi borxhin kryesor: 1.900,00 denarë
  • Shpenzime procesi: 1.785,00 denarë
  • Kamata mbi shpenzimet e procesit: 453,00 denarë

Nr. I.484/2015, totali i paguar: 50.217,00 denarë:

  • Shpenzime ekzekutimi: 4.157,00 denarë
  • Shpenzime avokatësh: 9.484,00 denarë
  • Borxhi kryesor: 16.398,00 denarë
  • Kamata mbi borxhin kryesor: 16.398,00 denarë
  • Kthim për debitor: 3.780,00 denarë

Nga kjo, është e qartë se në llogarinë e ekzekutorit janë paguar gjithsej 124.621,00 denarë, dhe kjo, siç theksojmë, është bërë vullnetarisht nga debitori”., thuhet në përgjigjen e Odës së Përmbaruesve.

Related Articles

Back to top button