XLajme
Qen, detetor për metal dhe ekskavator
Policia gropon në pronat e personave të dyshuar në Hasanbeg
Në Hasanbeg të Shkupit forca të mëdha policore po bastisin disa shtëpi, njëra prej pronave dyshohet të jetë e Xhelal Bellanovcës. Policia poashtu me eskavator po gryen në oborrin e një shtëpie të shoqëruar me qen.
Por ky nuk është lokacioni i vetëm ku janë kryer kërkime gjatë ditës së sotme, policia prej mbrëmë po kryen aksion edhe në Haraçinë dhe Batincë të Shkupit.
Për aksionet e zhvilluara detaje pritet të japë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, një konferencë për shtyp në orën 15:00.