XВести

PPTH me hetim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, donin të përfitonin 500 milionë denarë në mënyrë të paligjshme

Në mëngjesin e sotëm, janë realizuar bastisje në nëntë lokacione në Shkup dhe në komunën e Kumanovës, me qëllim sigurimin e dëshmive për nevojat e procedures informojnë nga PPTH.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Shkup sot ka lëshuar një urdhër për kryerjen e një hetimi kundër dy personave, për të cilët ka dyshim të arsyeshëm se si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale – Shpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 354 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. Për katër persona të tjerë është hapur procedurë për veprën penale – Abuzim me pozitën dhe autorizimet zyrtare nga neni 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafët 4 dhe 1 të Kodit Penal”, thuhet në kumtesën e prokurorisë.

Nga dëshmitë e mbledhura ka dyshim se dy bashkëkryerësit, si persona përgjegjës të Lloratisë Shtetërore gjatë vitit 2023, përmes ushtrimit të autorizimeve dhe detyrave të tyre të veçanta, kanë marrë pjesë së bashku në veprime që kanë dashur të përfitojnë duke dëmtuar buxhetin prej 501.319.119 denarë shoqërisë aksionore.

“I dyshuari i parë e ka kryer veprën penale në cilësinë e kryetarit të Bordit Drejtues – Drejtor i Përgjithshëm i “Llorarisë shtetëore”, ndërsa i dyshuari i dytë ka ndërmarrë veprime në cilësinë e personit përgjegjës – kryetar i mbledhjes së Qeverisë mbajtur në cilësinë e Asamblesë së Shoqërisë Aksionare për organizimin e lojërave të fatit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Katër personat e tjerë të dyshuar ishin kryetar dhe anëtarë të komisionit për dy thirrje publike të veçanta, për të cilat ka dyshim se kanë abuzuar me autorizimet dhe detyrat e tyre dhe kanë realizuar thirrjet publike, megjithëse dinin se një procedurë e tillë në këto raste nuk mund të realizohej, pasi nuk ishin plotësuar kushtet ligjore”, thonë nga PPTH.

Related Articles

Back to top button