XLajme
Pa thënë “po” gjermanët, nuk hapen sallat e operimit në Qendrën klinike
Në vend se oksigjen për pacientët, vetëm pluhur për opinionin
Askush nuk e di se kur do të fillojnë të funskionojnë sallat e operimit në klinikën kirurgjikale “Nënë Tereza” në Shkup. Ministri i shëndetësisë Ilir Demiri nuk e di, ai pret rezultat nga Gjermania të cilët do të sigurojnë se mund të fillohet me punë. Do të pranohen vetëm pacient me urgjencë, e ata të tjerët do të dërgohen në klinikat tjera.
“Ka myk më tepër në gaz, kemi ndërru filtrat e të njëtës dhe mund të shfrtëzohet. Por në RMV nuk ekziston institucion kompetent për të dhënë lejë se mund të shfyrtëzohet gazi i njëjtë. Andaj i kemi qu në Gjermani për ekspertizë derisa t’i marrim rezultatet ne do t’I shfyrtëzojmë kompresorat e jashtëm për rastet urgjente”, deklaroi ministri.