XLajmeXStory

Zëvendësministrja dorëdhënëse me para të qytetarëve

Dy rroga për sekretaren e vet me një vend pune

Më 6 dhjetor 2021, në atë kohë si drejtoreshë e Entit për rehabilitim, Maja Manoleva e
pranon në punë Marija Miovskën. Më pas, në mars të vitit 2023 kur Manoleva u bë
zëvendësministre, e mori me vete edhe Marija Miovskën.
Kjo dëshmohet edhe nga Financat publike, ku qëndron emri i Marijës. Ajo prej në prill të
këtij viti ka filluar të marrë rrogë prej Ministrisë së shëndetësisë.

Dhe deri këtu nuk ka asnjë problem, nëse Marija nuk do të vazhdonte të merr rrogë edhe në
Entin për rehabilitim por edhe në Ministri.
Dokumentet që i posedon Portalix, dëshmojnë se në listat ku nënshkruhet punëtoret, Marija
Miovska nuk është e nënshkruar asnjëherë.

Normal, nuk mundet një person të jetë në dy vende pune në të
njëjtën kohë. Por, rrogë ka marrë si dhe ka qenë e evidentuar në sistemin elektronik të punëtorëve, që më
vonë rezulton të ketë qenë i prishur.
Tentuam të kërkojmë përgjigje edhe nga Zëvendësministrja, por edhe nga Enti për
rehabilitim por pa sukses.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button