XLajme

Taka, makina rrojesh e figaro, por jo edhe gjëra për fëmijë

Agjencia për Konfiskim u shpërndan dhurata të çuditshme nxënësve të Kumanovës

Në prag të festave të fundvitit, nxënësit e shkollave fillore të Kumanovës u surprizuan me shpërndarjen e
disa dhuratave. E shumica prej jush mendoni se këto dhurata janë shpërndarë nga Babagjyshi i Vitit të
Ri. Por jo. Të entuziazmuar e të lumtur, nxënësit e shkollave fillore me vrap morën pakot e sjellura nga
Agjencia Shtetërore për Konfiskim. E kur i hapën, u dëshpëruan totalisht. Brenda tyre kishte gjithçka përpos gjëra për fëmijë.
Për këtë kanë reaguar edhe një pjesë e qytetarëve të Kumanovës duke thënë se fëmijët po keqpërdoren
për fushatë parazgjedhore. Në këtë ngjarje ishte edhe deputeti i ASH-së Elmi Aziri, por drejtori i
Agjenisisë Shtetërore për Konfiskim, Driton Nebiu e mohon se ai po keqpërdor pozitën e tij për pikë
politike. Thotë se kjo është e vetmja mënyrë për t’i shpërndarë gjësendet e konfiskuara nga qytetarët.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button