XLajmeXStory

Si u ngacmua seksualisht e mitura 13 vjeçare nga arsimtari i saj?

Prindi rrëfen tmerrin që përjetoi vajza e tij

 keqpërdori moshën e re të nxënëses së tij si dhe dashurinë që ajo kishte për kafshët shtëpiake. 13 vjeçarja nga rrethina e Shkupit, u bë viktimë e një burri të moshuar që e njihte gjatë, si në shkollë ashtu edhe në lagjen ku ajo jetonte. Sipas fjalëve të prindit, abuzuesi fillimisht ka keqpërdorur afërsinë dhe i ka kërkuar vajzës masazhe. Pasi tentimi i parë i ka dalë i suksesshëm dhe i vetëdijshëm për naivitetin e vajzës së re, ai shkoi edhe më larg.

Viktima ka qenë në trajtim psikologjik në qendrën sociale në Shkup. Gjatë bisedës me psikologen nga qendra sociale na informuan se vajza ka qenë në ankth, ka pasur frikë, është shprehur se ka probleme me gjumin dhe ka frikë nga meshkuj më të moshuar.

Qendra ka përpiluar dokumentacionin dhe ka dorëzuar në Prokurori.

“Ekipi profesional nga Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale të Qytetit të Shkupit ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet që janë në interesin më të mirë të fëmijës në afatin e paraparë me ligj. Për rezultatin përfundimtar të procedurës, përgjegjëse është Prokuroria Themelore Publike”.

Nga Prokuroria Themelore Publike nuk japin detaje se përse ky rast për më shumë se 1 vit po mbetet i mbyllur në sirtarët e organit hetues.

PROKURORIA PUBLIKE

“Për rastin për të cilin shfaqni interes është në fazën e parahetimore. Prokurori publik përgjegjës për këtë rast në interes të procedurës dhe për mbrojtje të viktimës, nuk mund të ndajë detaje”.

“Ka pasur ankesa për këtë arsimtar edhe dikush tjetër, nga shoqet apo nga fëmijët e juaj të tjerë. Unë kam informata se edhe vajza tjera janë ngacmuar ka raste të tjera mirëpo prindërit nuk janë të gatshëm ta denoncojnë rastin”.  (08:37-09:00)

Stigmatizimi dhe paragjykimet për viktimat nga shoqëria janë problemet kyçe kur bëhet fjalë për paraqitjen e pedofilëve. Ajo që traumatizon edhe më shumë viktimën është se personi që e abuzoi seksualisht jeton në të njëjtën rrugë.

Në polici rasti është paraqitur në vitin 2022 ndërkaq është bërë ekzaminim edhe nga deliktet e gjakut. Por lënda në prokurori është prej shkurt të vitit 2023, ndërsa ende nuk ka asnjë përgjigje se a është thirrur personi i dyshuar në bisedë informative dhe çfarë tregojnë dëshmitë e paraqitura nga viktima.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button