Nëse shkoni në faqen e rekordeve botërore “Guiness” dhe kërkoni procesin gjyqësor më të gjatë në histori, do të gjeni rastin e Virginia McMartin që ka qenë e akuzuar se ka udhëhequr një rrjet që ka abuzuar seksualisht me fëmijë. Ky rast ka qenë në proces gjyqësor prej 14 korrik 1987 deri më 18 janar 1990. 919 ditë.
919 ditë janë qesharake për sistemin tonë gjyqësor. 6570 ditë! 18 vjet! Në vitin 2005 – Gjykata themelore Shkupi 2 liron nga akuzat të akuzuarin. Dy muaj më vonë apeli e kthen në rigjykim lëndën. Në vitin 2006- Gjykata themelore liron nga akuza sërish personin në fjalë. Gjykata e apelit katër muaj më vonë sërish e kthen në rigjykim lëndën.



