Në orët e pasdites në hapësirat e Gjykatës Penale të Shkupit u soll babai i viktimës 14 vjeçare, si një nga personat e dyshuar në lidhje me rastin tragjik, ku e vdekur ngeli vajza e tij.
Prej asaj që e kanë thënë tre të arrestuarit, babai i vajzës i ka dhënë informatë të akuzuarit të parë për kohën dhe vendin se kur dhe në sa ora del vajza e tij për në shkollë dhe se mu atë ditë, më 27 nëntor, do të shkojë në shkollë vetë, pa motrën e saj më të vogël, e cila e ka humbur orën e parë në “Pestalloci”.



