
Ndriçim publik vetëm për Bajram, Komisioni konstaton diskriminim etnik nga Komuna e Gazi Babës
Komuna e Gazi Babës i ka diskriminuar banorët e lagjes Ekonomia në bazë të përkatësisë etnike. Sipas vendimit të Komisionit, Komuna ua ka ndërprerë në mënyrë të qëllimshme ndriçimin publik pas orës 21:00, duke i privuar nga ky shërbim, edhe pse ata paguajnë të njëjtat detyrime dhe shërbime komunale si banorët e tjerë.




