Botë

Vjedhja në muzeun e Luvrit, arrestohen dy persona

Dy të dyshuar janë arrestuar për vjedhjen e xhevahireve të çmuara të kurorës nga muzeu i Luvrit në Paris, raportojnë mediat franceze.

Sipas gazetës Le Parisien, burrat ishin me origjinë nga periferia pariziene e Seine-Saint-Denis, dhe njëri prej tyre po përgatitej të hipte në një fluturim nga Aeroporti Charles de Gaulle.

Artikuj me vlerë të paçmuar u vodhën nga muzeu më i vizituar në botë të dielën e kaluar, kur katër hajdutë me vegla elektrike hynë me forcë në ndërtesë në mes të ditës.

Ministri i Drejtësisë i Francës ka pranuar që atëherë se protokollet e sigurisë “dështuan”, duke e lënë vendin me një “imazh të tmerrshëm”.

Banda thuhet se hynë brenda muzeut në orën 09:30, pak pasi ai u hap për vizitorët.

Të dyshuarit mbërritën me një ashensor mekanik të montuar në automjet për të hyrë në Galerie d’Apollon (Galerinë e Apollonit) nëpërmjet një ballkoni afër lumit Sena.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregonin shkallët që të çonin në një dritare të katit të parë.

Dy nga hajdutët hynë brenda duke prerë dritaren me mjete elektrike.

Pastaj ata kërcënuan rojet, të cilët evakuuan ambientet dhe prenë xhamin e dy vitrinave që përmbanin bizhuteri.

Një raport paraprak ka zbuluar se një në tre dhoma në zonën e muzeut të bastisur nuk kishte kamera CCTV, sipas mediave franceze.

Policia franceze thotë se hajdutët qëndruan brenda për katër minuta dhe u arratisën me dy skuterë që prisnin jashtë në orën 09:38.

Zyrtarët thanë se masat e sigurisë janë shtrënguar rreth institucioneve kulturore të Francës.

Related Articles

Back to top button