
Ish-presidenti amerikan Joseph Biden ka përfunduar ciklin e radioterapisë për një kancer agresiv të prostatës dhe po shfaq shenja inkurajuese të përparimit, raportuan sot mediat amerikane.
Zëdhënësja e Biden, Kelly Scalise, konfirmoi për CBS News se ish-presidenti, i cili muajin tjetër do të mbushë 83 vjeç, ka përfunduar dje terapinë disa-javore me rrezatim në Qendrën për Radiologji dhe Onkologji Penn në Filadelfia, si pjesë e procesit të trajtimit të sëmundjes malinje të prostatës.
Ashley Biden, vajza e ish-presidentit, publikoi një video të shkurtër të babait të saj në Instagram.