Botë

Në vijim janë përgatitjet për hapjen e vendkalimit kufitar Rafah

Agjencia izraelite për ndihmë ushtarake COGAT sot kumtoi se në vijim janë përgatitjet me Egjiptin për hapjen e vendkalimit kufitar Rafah me Gazën për lëvizjen e njerëzve, ndërsa data do të publikohet me vonë. 

Izraeli më parë paralajmëroi se mund ta mbajë të mbyllur Rafan dhe të ulë ndihmën për enklavën palestineze, sepse Hamasi, siç tha, ishte shumë i ngadaltë në kthimin e trupave të pengjeve.

Kjo rrit rrezikun për armëpushimin që ndaloi luftën shkatërruese dhe mundësoi lirimin e të gjithë pengjeve që mbante Hamasi. 

COGAT, dega e ushtrisë izraelite që mbikëqyr rrjedhën e ndihmave në Rripin e Gazës, kumtoi se ndihma humanitare ende vazhdon të hyjë në territorin përmes vendkalimit Karem Shalom dhe vendkalimeve tjera. 

“Duhet theksuar se ndihma humanitare nuk do të kalojë përmes vendkalimit Rafah. Kjo nuk është rënë dakord kurrë në asnjë fazë”, shtoi COGAT në kumtesën.

Dy burime dje deklaruan se pritet që vendkalimi kufitar Rafah të hapet për udhëtarët që sot. 

Related Articles

Back to top button