
Presidenti i përkohshëm Ahmad al-Shara, i cili sot është në vizitën e tij të parë në Rusi, do të kërkojë nga Moska që ta ekstradojë liderin e rrëzuar Bashar al – Asad, deklaroi një funksionar anonim i Qeverisë siriane për mediat franceze.
Lideri i ri sirian mbërriti në Moskë dhe duhet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi agjencia siriane e lajmeve SANA.
“Presidenti Shara do të kërkojë nga presidenti rus t’i ekstradojë të gjithë ata që kryen krime ushtarake dhe gjenden në Rusi, fillimisht Bashar al-Asadin”, tha funksionari sirian i cili e bëri kërkesën, por deshi të mbetet anonim.
Bashar al – Asadi ishte rrëzuar nga pushteti në dhjetor të vitit 2024, ndërsa pastaj iku në Rusi.
Presidenti i përkohshëm sirian është i shoqëruar nga shefi i diplomacisë, ndërsa në delegacionin në Moskë ka përfaqësues ushtarakë dhe ekonomikë.