LokalXLajme

Tetovë: Prindërit reagojnë për formularë vetëm në maqedonisht në shkollën “Kirili dhe Metodi” – drejtoresha thotë se ka version shqip

Disa prindër të nxënësve të shkollës fillore komunale “Kirili dhe Metodi” në Tetovë kanë reaguar pasi fëmijët e tyre kanë marrë një formular zyrtar për librat shkollorë vetëm në gjuhën maqedonase. Dokumenti, i titulluar “Izjava za primeni ucebnici” (Deklaratë për librat e pranuar), përdoret për evidencën e librave që shpërndahen për nxënësit, por në versionin e dërguar prindërve nuk ka asnjë përkthim në gjuhën shqipe.

Në reagimet e tyre drejtuar PortaliX, prindërit shprehen të zhgënjyer që një shkollë komunale në një qytet me shumicë shqiptare shpërndan dokumente vetëm në maqedonisht dhe kërkojnë që Ministria e Arsimit dhe Komuna e Tetovës të sigurojnë respektimin e ligjit për gjuhët në të gjitha shkollat publike.

PortaliX kontaktoi drejtoreshën e shkollës “Kirili dhe Metodi”, e cila hodhi poshtë pretendimet se dokumentet janë shpërndarë vetëm në maqedonisht. Në përgjigjen e saj ajo thotë se personalisht është marrë me këto formulare dhe fëmijët shqiptarë kanë marrë formulare në shqip.

“Fillimisht këto i marrin kujdestarët e klasëve. Bashkë me nxënësit i plotësojnë me të dhënat e librave që kanë marrë dhe në fund, prindi e nënshkruan bashkë me kujdestarët. Po, kemi edhe maqedonas që i kanë marrë në gjuhë maqedonase. Ai që është ankuar, lirisht të vijë në zyrë te unë dhe t’i dëshmoj me fakte, në prezencë të kujdestarëve dhe nxënësve, se këtë dokument e kemi shpërndarë edhe në shqip. Unë jam e hapur për secilin, por me këto fletë personalisht jam marrë.”, deklaroi Sihana Kaba Kasami, drejtoreshë e SHFK “Kirili dhe Metodi” në Tetovë.

Related Articles

Back to top button